Mendimi i revolucionit islamik përballë takfiristëve dhe ekstremistëve
Në çdo revolucion, njerëzit e shtypur nga sundimi, padrejtësia dhe shtypja që bëjnë pushtetarët, ngrihen në kryengritje dhe pasi kalojnë shumë faza të rezistencës më në fund rrëzojnë pushtetin shtypës dhe sundues.
Mirëpo sistemi që krijohet pas rrëzimit të sistemit të mëparshëm, bazohet tek pikëpamjet e popullit dhe liderëve. Në revolucionin e madh islamik të Iranit ka kaluar po e njëjta fazë. Që në fillim njerëzit si burim udhëzues të tyre morën për bazë islamin të cilin e vendosën në krye të sistemit politik dhe social të vendin. Pikërisht për këtë arsye iranianët si udhëheqës të tyre zgjodhën një dijetar të lartë dhe trim islam d.m.th. imam Khomeinin (ra). Ata imamin e zgjodhën për të drejtuar revolucionin e tyre dhe e ndoqën imamin deri në pikën e fundit të gjakut të tyre. prandaj ishte e natyrshme që pas fitores së lëvizjes së shkurtit 1979, sistemi që u krijua në Iran ishte një sistem islam. Imam Khomeini (ra) lidhur me bindjen islamike të revolucionit islamik thotë: Kjo fitore e revolucionit ishte fitore e arritur me begatinë e islamit dhe prirjeve islame dhe me anë të thirrjeve Allahu Ekber.
E dimë se gjithmonë në mesin e myslimanëve janë bërë komentime dhe perceptime të ndryshme mbi islamin. Mirëpo imam Khomeini (ra) pikëpamjen që mbizotëroi mbi revolucionin islamik e konsideroi islam të vërtetë dhe atë e quajti " Islami i pastër Muhamedian" islam që mbështetet tek udhëzimet dhe mësimet e Kuranit, të haditheve të Profetit dhe Ehli Bejtit të tij. Mendimet islame që mbizotërojnë tek revolucioni islamik kur kanë kaluar 37 vite nga fitorja e këtij revolucioni, ndriçohen gjithnjë e më shumë dhe bëhen akoma më tërheqëse dhe sot me miliona njerëz në të gjithë botën mbështesin vlerat e Revolucionit Islamik të Iranit. Sidomos vitet e fundit kur rrjedhat dhe grupet terroriste vahabiste dhe takfiriste janë bërë më aktive dhe në emër të islamit kryejnë krime nga më të ndryshme dhe në këtë mënyrë janë bërë të qarta vlerat kryesore islame të cilat revolucion islamik i Iranit i propagandon dhe i qartëson. Përballja e islamit të pastër Muhamedian me rrjedhat e devijuara dhe takfiriste në islam, sot vihet re akoma më shumë sesa në të kaluarën.
Revolucion islamik i Iranit është shembull i logjikës dhe arsyes së mësimeve islame. Kjo lëvizje e madhe islamike në asnjë mënyrë nuk është përpjekur që të detyrojë ndonjë njeri me forcë që të pranojë të vërtetën e saj. kjo për arsye se ashtu siç thotë Kurani, nuk ka asnjë detyrim në pranimin e fesë dhe një njeri nuk mund të detyrohet që të pranojë një mendim. Përgjatë viteve të kaluara vetëm logjika dhe arsyeja e vlerave të larta që mbizotërojnë tek revolucioni islamik, kanë arritur të thithin pas vetes shumë popuj myslimanë dhe në disa raste popujt jo myslimanë. Nga ana tjetër vahabizmi dhe grupet tafiriste të ndikuara prej tij nuk janë bazuar asnjëherë në logjikë dhe arsye. Tek këto grupe gjëja vihet re më shumë është ekstremizmi, radikalizmi, fanatizmi dhe mungesa e arsyes. Rezultati i këtyre pikëpamjeve është se takfiristët e konsiderojnë të lejueshëm derdhjen e gjakut të çdo personi që është kundër atyre. Sot vrasja dhe dhuna është pjesë e karakteristikave të grupeve vahabiste dhe takfiriste të cilët veten e quajnë myslimanë.
Në revolucionin islamik të Iranit, njohja dhe informimi i njerëzve ka rol me ndikim dhe përcaktues. Imam Khomeini (ra) udhëheqësi i revolucionit të madh islamik të Iranit, përpara çdo gjëje ka informuar populli me tradhtitë e bëra nga mbreti Shah dhe mbështetësit e tij. imam Khomeini dhe dijetarët e tjerë revolucionarë, kanë njohur popullim me udhëzimet dhe mësimet origjinale islame dhe më në fund populli me anë të njohurive që kishe zgjodhi rrugën e islamit dhe sot megjithë presionet dhe komplotet e ndryshme të armikut, vazhdon të hedhë hapa të fuqishëm në këtë rrugë të ndritur. Nga ana tjetër liderët e grupeve takfiriste dhe vahabiste mundohen shumë për të parandaluar informimin e njerëzve dhe njohjen e tyre. Kjo për arsye se ngritja e nivelit të informimit publik vë në rrezik idetë dhe mendimet e tyre të devijuara dhe ndjekësit e tyre pasi të informohen mbi realitetin e mendimeve të tyre të devijuara do të largohen prej tyre. Njohja dhe informimi është pika e kundërt e injorancës, ekstremizmit dhe radikalizmit të cilat vihen re tek vahabizmi. Për këtë arsye mediat e varura nga vahabistët për të tërhequr mbas vetes sa më shumë njerëz, bëjnë propagandë mashtruese pa dhënë arsye të logjikshme apo informacione reale dhe të vërteta.
Në revolucionin islamik të Iranit, populli, mendimi dhe pikëpamja e njerëzve ka rol ndikues dhe përcaktues. Revolucioni ka dalë fitues me anë të njerëzve të mirinformuar dhe në këtë mënyrë ka vazhduar jetën e tij. Njerëzit dhe popullit gjithmonë për të përcaktuar funksionarët i janë drejtuar kutive të votimit. Imam Khomeini (ra) lidhur me rolin e popullit në Republikën Islamike të Iranit thotë: Ne kemi shpallur Republikën Islamike të Iranit dhe njerëzit duke marrë pjesë në tubimet dhe manifestimet e ndryshme, kanë votuar vazhdimisht atë. Republika Islamike e Iranit është një shtet i bazuar në votën e popullit dhe tek ligjet dhe dispozitat islamike. Mirëpo liderët e vahabizmit nuk e vlerësojnë aspak popullin dhe njerëzit. Ndjekësit e tyre pa asnjë arsye dhe pa asnjë shpjegim duhet të marrin pjesë në luftëra dhe për të realizuar dëshirat ekspansioniste të krerëve të tyre duhet të japin jetën dhe të marrin jetën e të tjerëve. Për vahabistët mendimi dhe kërkesa e popullit nuk ka asnjë rëndësi dhe nëse ndokush është kundër mendimit të liderëve të rrjedhave takfiriste kjo mund t'i kushtoj jetën atij.
Islami, femrave u ka përcaktuar dinjitet dhe pozitë të veçanet dhe rolin e tyre në familje dhe shoqëri e konsideron të rëndësishëm. Për këtë arsye imam Khomeini (ra) ka ringjallur identitetin islamik të femrave në Iran dhe ato me rolin e tyre të rëndësishëm në familje përkrah burrave kanë përcaktuar fatin e vendit dhe kanë mbrojtur fenë, revolucionin dhe vendin. Imam Khomeini (ra) duke iu drejtuar femrave thotë: Imami i kushton vend të veçantë femrave. Pozita për të cilën islami ka përcaktuar për femrën është me e lartë sesa e burrit. Pozita e gruas është e lartë dhe femrat në islam mbajnë vend të lartë. mirëpo në disa vende islamike, tek të cilat mbizotërojnë idetë dhe mendimet vahabiste dhe perëndimore, gruaja konsiderohet mjet për plotësimin e nevojave seksuale. P.sh. në Arabinë Saudite femrat nuk kanë asnjë ndikim në përcaktimin e së ardhmes së vendit dhe ato nuk kanë të drejtë as të drejtojnë apo ngasin makinën. Gjatë luftërave në Irak dhe Siri, grupet takfiriste dhe terroriste me propaganda mashtruese kanë tërhequr në këto dy vende me mijëra femra vetëm e vetëm që të plotësojnë nevojat e tyre seksuale. Këta terroristë kanë përdhunuar shumë femra në zonat e pushtuara prej tyre dhe atyre nuk u kanë dhënë asnjë të drejtë.
Uniteti i botës islame është një prej strategjive të përhershme të Revolucionit Islamik. Liderët e këtij revolucioni gjithmonë janë përpjekur të ruajnë unitetin e myslimanëve përballë armiqve. Ajetollah Khamenei lideri suprem i Revolucionit Islamik lidhur me unitetin thotë; Sot uniteti i botës islame është një prej qëllimeve të larta që nëse arrihet atëherë bota islame me të vërtetë do të arrijë dinjitetin e plotë dhe do të zbatojë dispozitat islame. Për arritjen e këtij uniteti duhet të ndihmojnë si qeveritë ashtu edhe vetë popujt. Mirëpo fatkeqësisht vahabizmi që në fillim të tij ka inkurajuar përçarjen në mesin e ummetit islam. Vahabizmi me pretekste të ndryshme ndjekësit e tjerë të fesë islame i ka konsideruar grupe të dala nga feja dhe i kundërshton këto grupe. Sot në Irak, Siri, Pakistan, Afganistan, Nigeri dhe disa vende të tjera islame, elementë takfiristë vrasin myslimanët nën akuzën se ata nuk ndjekin vahabizmin. Kjo është në kohën kur këta myslimanë besojnë në Zot, ndjekin Profetin e islamit, Kuranin, Qaben dhe shumë bindje dhe dispozita të Islamit.
Islami ndjekësve të tij u thotë që të mos ushtrojnë dhunë, shtypje dhe sundojnë mbi të tjerët. Për këtë arsye refuzimi i shtypjes dhe sundimit është një prej karakteristikave të rëndësishme të revolucionit islamik. Pikërisht për këtë populli iranian u ngrit kundër regjimit despotik Pahlavi dhe bëri qëndresë përballë arrogancës botërore dhe komploteve të sionistëve. edhe Në kushtetutën e Iranit thuhet qartë se revolucioni islamik mbështet të gjithë njerëzit e përvuajtur të botës. Mirëpo vahabizmi dhe grupet takfiriste ndjekëse të tij, veten e prezanton një rrjedhë sunduese dhe shtypës që ushtron forcë dhe u imponon të tjerëve atë që do. Për këta takfiristë përballja me shtypjen konsiderohet përballja me qeveritë në Siri dhe në Irak. Ata kurrë nuk kanë bërë qëndresë dhe nuk kanë luftuar përballë Amerikës dhe regjimit sionist. Mirëpo revolucioni islamik i Iranit që në vigjilje të tij ka ngritur lart flamurin e përballjes me Amerikën dhe regjimin sionist dhe flamurin e mbështetjes së popullit të përvuajtur të Palestinës.
Në përgjithësi mund të thuhet se mendimet e logjikshme dhe të arsyeshme të revolucionit islamik të Iranit, janë si degët e një peme të pastër për të cilën është folur në Kuran dhe në vazhdimësi ajo rritet, ngrihet dhe fuqizohet. Mirëpo mendimet ekstremiste dhe radikaliste të vahabistëve dhe takfiristëve, janë si degët e një peme të kalbur dhe të papastër e cila rrënohet për çdo ditë e më shumë.