Një grua myslimane prezantohet për zv/kryeministre të Rumanisë
Partia Social-Demokrate e Rumanisë znj. Sevil Shhaideh, ekonomisten myslimane, e ka prezantuar për postin e zv/kryeministres së këtij vendi.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Livio Draganieje, lideri i partisë Social-Demokrate në kuadër të emërimit të kabinetit qeveritar të këtij vendi, ka deklaruar se Sevil Shhaideh e cila më parë ishte prezantuar për postin e kryeministres, tani do të emërohet në postin e zv/kryeministres dhe ministres për zhvillim rajonal në qeverinë e re rajonale. Para kësaj, Klaus Johanis, presidenti i Rumanisë, nuk ka pranuar të konfirmojë kandidimin e Sevil Shhaideh për postin e kryeministrit të këtij vendi. Parlamenti i Rumanisë, të mërkurën do të shqyrtojë qeverinë e koalicionit të përbërë nga 26 anëtarë e cila në krahasim me qeverinë e kaluar ka 4 anëtarë më shumë. Vuktor Punta, ish-kryeministri i Rumanisë, pas organizimit të protestave të gjera kundër zjarrit që ndodhi në tetor të vitit 2015 në një klub nate ku humben jetën 64 persona, dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të këtij vendi.