Paul Ryan përsëri kryetari i Kongresit të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40945-paul_ryan_përsëri_kryetari_i_kongresit_të_amerikës
Kongresi i 115-të i SHBA bëri të martën betimin në Uashington. Republikani Paul Ryan u zgjodh pa vështirësi kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Në Senat, republikanët kanë paraqitur një projektligj që do t’i paraprijë përpjekjes së tyre për të shfuqizuar reformën e kujdesit shëndetësor të Presidentit Obama.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 04, 2017 07:35 Europe/Tirane
  • Paul Ryan përsëri kryetari i Kongresit të Amerikës

Kongresi i 115-të i SHBA bëri të martën betimin në Uashington. Republikani Paul Ryan u zgjodh pa vështirësi kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Në Senat, republikanët kanë paraqitur një projektligj që do t’i paraprijë përpjekjes së tyre për të shfuqizuar reformën e kujdesit shëndetësor të Presidentit Obama.

Ndërkaq, kryetari republikan i Komisionit të Senatit për Politikën e Jashtme tha se seancat e konfirmimit për kandidaturën e Rex Tillerson si Sekretar i Shtetit do të fillojnë javën tjetër dhe pritet të zgjasin dy ditë. Komisioni do të marrë shumë shpejt një deklaratë të hollësishme financiare nga Tillerson, i cili ka punuar për firmën Exxon Mobil prej 43 vjetësh. Presidenti i zgjedhur Donald Trump do ta fillojë mandatin e tij me një Kongres të kontrolluar nga republikanët. Por megjithë zotimet ambicioze që bëri gjatë fushatës për reforma në kujdesin shëndetësor, në politikat fiskale si dhe për shkurtime buxhetore, asgjë nuk është e garantuar për presidentin e ardhshëm. Në fillim të dhjetorit u pa një moment uniteti pas takimit të Kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan dhe presidentit të zgjedhur Donald Trump. Për amerikanët, të cilët me votën e tyre sollën këtë qeverisje republikane në Uashington, suksesi matet me reforma në politikat e imigracionit, me ekonominë dhe shkurtime në programet qeveritare. Edhe pa ardhur Trump në Shtëpinë e Bardhë, Kongresi është mobilizuar për të anuluar ligjin e presidentit Obama për kujdesin shëndetësor.