Trump do të “republikanizojë” gjyqësorin amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40999-trump_do_të_republikanizojë_gjyqësorin_amerikan
Ndoshta vendimi më i madh me të cilin Donald Trump përballet në janar, është zgjedhja e tij sa i përket Gjykatës Supreme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 04, 2017 15:37 Europe/Tirane
  • Trump do të “republikanizojë” gjyqësorin amerikan

Ndoshta vendimi më i madh me të cilin Donald Trump përballet në janar, është zgjedhja e tij sa i përket Gjykatës Supreme.

Por presidenti i zgjedhur do të ketë edhe më shumë mundësi se kaq për të lënë shenjën e tij në sistemin amerikan të drejtësisë. Kur Trump të marrë detyrën më 20 janar, ai do të emërojë më shumë se 100 persona në gjykatat e ulëta federale. Teksa Gjykata Supreme zgjidh rreth 65 çështje ligjore për mandat, gjykatat e shkallëve më të ulëta i japin zgjidhje dhjetëra mijëra çështjeve në vit, duke ndikuar kështu në jetët e miliona amerikanëve. Gjykatat mendohet të jenë streha e fundit e demokratëve në një sistem politik ku të dyja dhomat e Kongresit, Shtëpia e Bardhë, 32 dhomat shtetërore dhe 33 guvernatorët qëndrojnë në duart e republikanëve. Përtej pengesave të hasura në dy vitet e fundit, Obama ia ka dalë me sukses të vendosë 329 gjyqtarë federalë, në dy mandatet e tij si president. Ky numër i ka lejuar zotit Obama t’i japë larmi gjyqësorit dhe të bëjë që gjykatat të jenë të dominuara nga të emëruar demokratë. Por imazhi demokrat i sistemit gjyqësor mund të jetë jetëshkurtër. 56 emërime të propozuara nga Obama dhe të refuzuara nga Senati, do të skadojnë më 20 janar. Këto pozicione janë edhe boshllëqet të cilat Trump do të përpiqet të mbushë në muajt e parë të presidencës së tij. Teksa Senati qëndron nën epërsinë republikane, presidenti i zgjedhur ka tashmë edhe mundësinë për të formësuar gjykatat sipas imazhit të tij, duke “republikanizuar” kështu sistemin gjyqësor. Por misioni i Trump për të mbështetur gjykatat me prirje liberale përballet me pengesa potenciale. Partia Demokratike mund të përpiqet të përdorë çdo taktikë të mundshme për të vonuar apo penguar votimin e Senatit për kandidatët e gjyqësorit. Njëra nga mundësitë do të ishte përdorimi i normës së mirësjelljes senatoriale, një parim i pashkruar që i ndalon Senatit të vendosë mbi emërimet, në rast se kandidati nuk gëzon mbështetjen e të dy senatorëve nga shteti i tij i origjinës.