Shtohet dëbimi i emigrantëve nga Italia
Italia ka shtuar procesin e dëbimit të emigrantëve të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në këtë vend.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Angelino Alfano, ministri i punëve të jashtme të Italisë, në një intervistë me gazetën "La Stampa", ka deklaruar se po bënë përpjekje për arritjen e një marrëveshjes për të reduktuar hyrjen e emigrantëve në këtë vend dhe për të ndaluar largimin e njerëzve nga brigjet e Afrikës Veriore. Kjo deklaratë e ministrit të jashtëm të Italisë është bërë në kohën kur 181 mijë emigrantë gjatë vitit 2016 pasi janë shpëtuar nga deti Mesdhe, kanë hyrë në territorin e Italisë. Ditë më parë emigrantët në shenjë protest kundër kushteve të vështira të jetës dhe mungesës së qasjes në shërbimet shëndetësore pas vdekjes së një gruaje 25 vjeçare nga Bregu i Fildishtë, i kanë vënë zjarrin një qendre të emigrantëve në afërsi të Venecias. Italia synon të arrijë një marrëveshje me Nigerin dhe një marrëveshje tjetër me Tunizinë për të lehtësuar kthimin e emigrantëve.