Sanksionet kundër Rusisë, shkurtojnë 400 mijë vende punë në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i41059-sanksionet_kundër_rusisë_shkurtojnë_400_mijë_vende_punë_në_evropë
Sanksionet e BE kundër Rusisë dhe sanksionet e Rusisë kundër BE-së u kanë kushtuar vendeve evropiane 17.6 miliard euro dëme.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 05, 2017 08:17 Europe/Tirane
  • Sanksionet kundër Rusisë, shkurtojnë 400 mijë vende punë në Evropë

Sanksionet e BE kundër Rusisë dhe sanksionet e Rusisë kundër BE-së u kanë kushtuar vendeve evropiane 17.6 miliard euro dëme.

Sipas studimeve më të fundit të bëra me kërkesë të ministrisë së ekonomisë së Austrisë, thuhet se sanksionet e BE-së kundër Rusisë kanë shkaktuar shkurtimin e 400 mijë vende pune në Evropë. Në vitin 2015 eksporti i produkteve austriake në Rusi është ulur me 4% dhe për shkak të kësaj uljeje, 7 mijë vende pune janë zhdukur. Afaristë austriakë për shkak të pasojave negative të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, kanë kritikuar politikat e BE-së. Sanksionet anti-ruse i kanë kushtuar Austrisë një dëm prej 500 milion eurosh ndërsa kompanitë evropiane janë detyruar të përballen me uljen e të ardhurave me 22 miliard dollarë për shkak të mungesës së eksportit. Vlen të theksohet se BE ka shtyrë sanksionet kundër Rusisë edhe për 6 muajt e ardhshëm.