CIA e shqetësuar nga ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet e Evropës
Shefi i CIA-s përsëri akuzoi Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e Amerikës, por është shpreh optimist për përmirësimin e marrëdhënieve Uashington-Moskë.
Xhon Bernan, shefi i CIA-s, në një intervistë me kanalin televiziv PBS të Amerikës, përsëri ka akuzuar Rusinë për ndërhyrjen në zgjedhjet në Amerikës dhe ka deklaruar: "E vërteta është kjo që rusët kanë bërë përpjekjet e tyre për ndërhyrje në procesin zgjedhor të Amerikës dhe kanë luajtur rol aktiv në këtë drejtim dhe një gjë e tillë mund të përsëritet edhe në proceset zgjedhore të vendeve të Evropës të cilat do të organizohen në vitet e ardhshme". Ndërkohë Donald Trump e ka shënjestruar sërish komunitetin amerikan të inteligjencës me një mesazh në rrjetin social “Twitter”, ku sqaron se i kanë vonuar raportin mbi pretendimet e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale. “Mbase duhet më shumë kohë për të parashtruar rastin. Shumë e çuditshme kjo”, shkroi presidenti i zgjedhur i Amerikës në platformën e tij të parapëlqyer të komunikimit. Zyrtarët e inteligjencës amerikane këmbëngulin megjithatë se nuk ka vonesë të afateve të dorëzimit.