Ndalohet hyrja e Marine Le Pen në Ukrainë
Ministria e Jashtme e Ukrainës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes në Ukrainë të kandidates presidenciale franceze Marine Le Pen.
Kandidatja për presidente të Francës, Marine Le Pen është akuzuar nga autoritetet ukrainase për shkelje të sovranitetit kombëtar të Ukrainës për shkak të komentit të saj se aneksimi rus i gadishullit të Krimesë nuk është i jashtëligjshëm. Ministria e Jashtme e Ukrainës e ka akuzuar Marine Le Pen se ka treguar “mungesë respekti për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”. Gjatë një interviste më 3 janar, liderja e partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar të Francës, ka thënë: “Nuk pajtohem plotësisht se aneksimi i Krimesë nga Rusia ka qenë i jashtëligjshëm”.