Arrestohet majtistja që tronditi Greqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i41080-arrestohet_majtistja_që_tronditi_greqinë
Terroristja më e kërkuar në Greqi, Pola Rupa, një ndër krerët e organizatës “Lufta Revolucionare“ është ndaluar prej policisë greke në Athinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 05, 2017 14:57 Europe/Tirane
  • Arrestohet majtistja që tronditi Greqinë

Terroristja më e kërkuar në Greqi, Pola Rupa, një ndër krerët e organizatës “Lufta Revolucionare“ është ndaluar prej policisë greke në Athinë.

Policia thotë se së bashku me të, në banesë ndodhej edhe fëmija dhe një femër tjetër, 25 vjeç, e cila e strehonte gjatë arratisë së saj më shumë se 2-vjeçare. Mësohet se Rupa nuk ka kryer rezistencë gjatë arrestimit të saj. Ajo u ka kërkuar autoriteteve të mos prekin fëmijën dhe është dorëzuar. Pola Rupa, së bashku me bashkëshortin e saj Nikos Maziotis, një anarkist-marksist, përbëjnë dyshen kryesuese të organizatës “Lufta Revolucionare”, që pasoi organizatën e “17 nëntorit” pas arrestimit të anëtarëve të saj në vitin 2003. “Lufta Revolucionare” akuzohet se ka kryer disa akte terroriste gjatë 15 viteve të fundit.