Pekini: Nuk bëhet diplomaci ndërkombëtare në Twitter
https://parstoday.ir/sq/news/world-i41083-pekini_nuk_bëhet_diplomaci_ndërkombëtare_në_twitter
Kina ka kritikuar Presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump për përdorimin e Twitter-it për të kryer diplomacinë ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 05, 2017 14:59 Europe/Tirane
  • Pekini: Nuk bëhet diplomaci ndërkombëtare në Twitter

Kina ka kritikuar Presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump për përdorimin e Twitter-it për të kryer diplomacinë ndërkombëtare.

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua, ka publikuar një koment duke cituar se Trump ka fituar reputacion duke bërë deklarata të paparashikueshme në Twitter, të cilat shpesh devijojnë nga politikat amerikane dhe se ai ka bërë disa komente që kanë ngjallur debate në lidhje me Kinën. “Fiksimi me ‘Twitter-in’ është një diplomaci e padëshirueshme.Tashmë dihet se diplomacia nuk është lojë fëmijësh dhe aq më pak biznes. Ashtu si ish- Sekretarja Shteteve të Bashkuara Madeleine Albright ka thënë: Twitter nuk duhet të jetë një mjet për politikën e jashtme,” citon komenti i Xinhua, i cili u botua këtë javë. Në një postim në Twitter në mbrëmjen e së hënës, Trump sugjeroi se Kina nuk ka bërë mjaftueshëm për të frenuar fqinjin e saj, Korenë e Veriut, të armatosur me armë bërthamore.