Forcat speciale amerikane në kufi me Rusinë
Forcat speciale të ushtrisë së SHBA janë dislokuar në republikat e Balltikut në afërsi të kufirit me Rusinë.
Ato u janë bashkuar rreth 4000 forcave të NATO-s në Poloni, Lituani, Estoni dhe Letoni dhe do të kenë për mision trajnimin e forcave lokale dhe mbledhjen e informatave ushtarake. Sic shkruan e përditshmja angleze Indipendent, një numër i madh i forcave speciale amerikane ndodhen aktualisht në afërsi të kufirit me Rusinë me pretekstin e garantimit të sigurisë në vendet e Balltikut dhe në vendet e NATO-s në Europën Lindore. Gjeneral Reymond Thomas, komandant operativ i Pentagonit, deklaroi se vendet baltike kanë kërkuar ndihmën e SHBA për garantimin e sigurisë së tyre përballë qëndrimeve agresive të Rusisë. Kremlini e ka cilësuar “akt provokativ” dislokimin e trupave amerikane në rajonin e Baltikut dhe ka deklaruar se të tilla veprime tensionojnë marrëdhëniet SHBA-Rusi.