Forcat speciale amerikane në kufi me Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i41113-forcat_speciale_amerikane_në_kufi_me_rusinë
Forcat speciale të ushtrisë së SHBA janë dislokuar në republikat e Balltikut në afërsi të kufirit me Rusinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 05, 2017 17:38 Europe/Tirane
  • Forcat speciale amerikane në kufi me Rusinë

Forcat speciale të ushtrisë së SHBA janë dislokuar në republikat e Balltikut në afërsi të kufirit me Rusinë.

Ato u janë bashkuar rreth 4000 forcave të NATO-s në Poloni, Lituani, Estoni dhe Letoni dhe do të kenë për mision trajnimin e forcave lokale dhe mbledhjen e informatave ushtarake. Sic shkruan e përditshmja angleze Indipendent, një numër i madh i forcave speciale amerikane ndodhen aktualisht në afërsi të kufirit me Rusinë me pretekstin e garantimit të sigurisë në vendet e Balltikut dhe në vendet e NATO-s në Europën Lindore. Gjeneral Reymond Thomas, komandant operativ i Pentagonit, deklaroi se vendet baltike kanë kërkuar ndihmën e SHBA  për garantimin e sigurisë së tyre përballë qëndrimeve agresive të Rusisë. Kremlini e ka cilësuar “akt provokativ” dislokimin e trupave amerikane në rajonin e Baltikut dhe ka deklaruar se të tilla veprime tensionojnë marrëdhëniet SHBA-Rusi.