Tensione politike dhe destabilitet në Libi
(last modified Fri, 06 Jan 2017 07:59:59 GMT )
Janar 06, 2017 08:59 Europe/Tirane
  • Tensione politike dhe destabilitet në Libi

Në kohën kur Fiaz Seraxh kryeministër i unitetit kombëtar në Libi, ka anuluar të gjitha vendimet e këshillit presidencial, Martin Kobler përfaqësuesi i OKB në Libi shprehu shqetësimin mbi shtimin e tensioneve në jug të këtij vendi.

Fiaz Seraxh kryetar i këshillit presidencial dhe kryeministër i qeverisë së unitetit kombëtar në Libi në vazhdën e mosmarrëveshjeve mes anëtarëve të këtij këshilli, anuloi të gjitha vendimet e marra nga ky këshill. Ai tha se këto vendime janë provokuese dhe janë marrë pa konsultimet mes anëtarëve të këshillit dhe për këtë nuk janë në interes të vendit. Kryeministri Seraxh në të njëjtën kohë është i mendimit se këshilli presidencial është pengues i arritjes së marrëveshjeve mes grupeve të ndryshme në Libi. Fiaz Seraxh, anulon vendimet dhe kritikon këshillin presidencial në një kohë kur më 19 janar të vitit 2016 ai u zgjodh në postin e kryeministrit nga vetë këshilli presidencial. Në Libi nuk është vetëm kryeministri Fiaz ai që kritikon punën e këshillit presidencial. Musa Kani zv/kryeministër i qeverisë së unitetit kombëtar në Libi gjithashtu ka kritikuar këshillin presidencial dhe pasi ka shprehur keqardhjen nga dështimi i këtij këshilli në rikthimin e qetësisë në Libi, ka dhënë dorëheqje nga poti i tij. Këshilli presidencial në Libi është i përbërë nga 9 veta dhe ai është formuar në bazë të marrëveshjes së dhjetorit të vitit 2015. Sipas kësaj marrëveshjeje ishte rënë dakord që në Libi të krijohet qeveria e unitetit kombëtar. Kur ka kaluar një vit nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, Fiaz Seraxh, kryeministër i Libisë nuk arriti të krijojë një qeveri të unitetit kombëtar pasi ky vend vazhdon të drejtohet nga dy pushtete dhe qeveri të ndryshme. Disa analistë janë të mendimit se qeveria e lindjes së Libisë e kryesuar Khalifa Haftar komandat i ushtrisë kombëtare të Libisë është edhe më e fuqishme sesa qeveria e unitetit kombëtar dhe ka më shumë funksion dhe efikasitet. Tani kritikat e Seraxh dhe dorëheqja e Musa Kani në shenjë proteste ndaj veprimtarisë së këshillit presidencial, përveçse kanë dobësuar qeverinë e unitetit kombëtar tregojnë faktin se marrëveshja e dhjetorit e vitit 2015 ka dështuar plotësisht. Qeveria e unitetit kombëtar në Libi është dobësuar për shkak të uljes së mbështetjes së këshillit presidencial ndaj kryeministrit Seraxh dhe për shkak të veprimeve të zëvendësit të tij gjë e cila mund të çojë deri në shkarkimin e kryeministrit Seraxh. Në kohën kur mosmarrëveshjet brenda këshillit presidencial në Libi janë shtuar shumë, Martin Kobler i dërguari i OKB për çështjen e Libisë më 4 janar 2017 paralajmëroi mbi shtimin e  tensioneve në Libi dhe shtimin e konflikteve të armatosura mes grupeve rivale kryesisht në zonat jugore të vendit.

 

Tags