OKB: Ndërprerja e ujit të pijshëm në Damask krim lufte
(last modified Fri, 06 Jan 2017 09:01:45 GMT )
Janar 06, 2017 10:01 Europe/Tirane
  • OKB: Ndërprerja e ujit të pijshëm në Damask krim lufte

Pas ndërprerjes së ujit të pijshëm të Damaskut nga ana e grupeve terroriste, OKB këtë veprim e ka cilësuar krim lufte.

Jan Egland përgjegjës për ndihmat humanitare të oKB në Siri ditën enjte reagoi ndaj ndërprerjes së ujit të pijshëm të Damaskut tha: Ndërprerja e ujit të pijshëm për banorët e Damaskut është krim lufte pasi uji përdoret nga civilët. Grupet e varura nga grupi terrorist Fronti Nusra, në rajonin Vadi Bardi të Damaskut prej 14 ditësh kanë ndërprerë ujin e pijshëm ndërkohë që furnizimi i qytetarëve më ujë bëhet me bote. Rajoni Vadi Bardi përfshin 13 fshatra prej të cilave 10 kontrollohen nga personat e armatosur dhe vetëm 3 prej tyre nga ushtria. Burimi i ujit Ein Fixha në rajonin Vadi Bardi plotëson 70% të nevojave për ujë të pijshëm për kryeqytetin sirian Damask. Për shkak të fitoreve të njëpasnjëshme të ushtrisë siriane në luftën kundër terroristëve, grupet terroriste kanë nisur të shkatërrojnë infrastrukturën e vendit dhe sidomos infrastrukturën e transportit të ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike.

Tags