Dënohen kundërshtarët e dorëzimit të ishujve egjiptianë, Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i41242-dënohen_kundërshtarët_e_dorëzimit_të_ishujve_egjiptianë_arabisë_saudite
Sistemi juridik i Egjiptit ka dënuar 12 persona që kanë kundërshtuar dorëzimin e ishujve egjiptiane tek Arabia Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 07, 2017 03:23 Europe/Tirane
  • Dënohen kundërshtarët e dorëzimit të ishujve egjiptianë, Arabisë Saudite

Sistemi juridik i Egjiptit ka dënuar 12 persona që kanë kundërshtuar dorëzimin e ishujve egjiptiane tek Arabia Saudite.

Gjykata e Egjiptit këta persona i ka dënuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta kundër dorëzimit të dy ishujve egjiptianë dhe për prishjen e rendit dhe pronës publike. 12 shtetasit egjiptianë kanë kundërshtuar dorëzimin e ishujve Tiran dhe Senafir në detin e Kuq tek Arabia saudite dhe për këtë kanë organizuar protesta kundër vendimit të shtetit. Policia egjiptiane kohët e fundit ka arrestuar disa persona të cilët përballë sindikatës së gazetarëve të Egjiptit, kanë protestuar kundër dërgimit në parlament të marrëveshjes për dorëzimin e ishujve Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se verën e kaluar, gjykata administrative në Egjipt ka lëshuar verdikt për anulimin e marrëveshjes në fjalë.