Zigmar Gabriel: "Berlini do të shkatërrojë Bashkimin Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i41383-zigmar_gabriel_berlini_do_të_shkatërrojë_bashkimin_evropian
Zigmar Gabriel, zv/kancelari i Gjermanisë, deklaroi se insistimi i Berlinit për zbatimin e politikave të kursimit ekonomik në Bashkimin Evropian është bërë shkak që BE më shumë se në të kaluarën të përballet me përçarje, prandaj shkatërrimi i këtij Unioni është një çështje që mund të ndodh.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 08, 2017 07:30 Europe/Tirane
  • Zigmar Gabriel:

Zigmar Gabriel, zv/kancelari i Gjermanisë, deklaroi se insistimi i Berlinit për zbatimin e politikave të kursimit ekonomik në Bashkimin Evropian është bërë shkak që BE më shumë se në të kaluarën të përballet me përçarje, prandaj shkatërrimi i këtij Unioni është një çështje që mund të ndodh.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Zigmar Gabriel gjithashtu ka thënë: "Veprimet e Italisë dhe Francës për reduktimin e deficitit buxhetor, shoqërohen me rreziqe politike dhe kjo mund të bëhet shkak që partitë e ekstremit të djathtë të marrin pushtetin në këto vende". Zv/kancelari i Gjermanisë në vazhdim tha se politikanët e ekstremit të djathtë në Evropë kërkojnë që vendet e tyre të ndahen nga BE dhe nëse do të ndodhë një gjë e tillë, atëherë gjenerata e ardhshme e gjermanëve do të mallkojë funksionarët aktual të Gjermanisë.