Shpërthim terrorist në Kabul
https://parstoday.ir/sq/news/world-i41668-shpërthim_terrorist_në_kabul
Të paktën 30 persona janë vrarë dhe 80 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy shpërthimeve me bombë të ndodhura shumë pranë Parlamentit afgan në Kabul.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 10, 2017 15:28 Europe/Tirane
  • Shpërthim terrorist në Kabul

Të paktën 30 persona janë vrarë dhe 80 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy shpërthimeve me bombë të ndodhura shumë pranë Parlamentit afgan në Kabul.

Zyrtarët afganë thanë se sulmi ndodhi gjatë orëve të pikut të lëvizjes, teksa stafi parlamentar ishte duke u larguar nga institucioni ligjvënës. Vetëm pak minuta pas shpërthimit, një zëdhënës i talebanëve tha se grupi e ndërmori këtë sulm me synimin për të vrarë anëtarët e agjencisë afgane të shërbimeve sekrete. Në fakt, shumica e viktimave thuhet të jenë civilë dhe disa anëtarë të stafit të Parlamentit. Sipas raportimeve të para, në ngjarje është përfshirë një kamikaz i cili lëvizte në këmbë dhe hodhi veten në erë, e më pas një autobombë ka shpërthyer aty pranë. Burimet afgane thanë se kreu rajonal i Direktoratit Kombëtar të Sigurisë, agjencisë kryesore afgane të shërbimeve sekrete, ishte mes të vdekurve. Një deputet nga provinca perëndimore e Heratit, Rahima Jami, thuhet gjithashtu të jetë plagosur.