Obama mban fjalimin e lamtumirës
(last modified Tue, 10 Jan 2017 20:46:21 GMT )
Janar 10, 2017 21:46 Europe/Tirane
  • Obama mban fjalimin e lamtumirës

Presidenti amerikan në largim, Barack Obama, është në qytetin Çikago, ku ai do ta mbajë fjalimin lamtumirës, derisa mandati i tij i dytë dhe i fundit, po mbyllet.

Në fjalimin sonte vonë (në orën 3 të mëngjesit sipas kohës së Evropës së Mesme), pritet që zoti Obama do t’i trajtoj temat nga fillimi i presidencës së tij, përfshirë idenë se amerikanët kanë më tepër gjëra që i bashkojnë, se sa që i përçajnë. Barack Obama, 55 vjeçar, me gjasë do t’i mbrojë të arriturat e presidencës së tij, përfshirë reformën madhore të kujdesit shëndetësor, marrëveshjen ndërkombëtare, që synon ndaljen e programit atomik të Iranit, dhe përmirësimin e raporteve me Kubën. Të gjitha këto politika janë sulmuar nga pasardhësi i tij, presidenti i zgjedhur republikan, Donald Trump.