Shkatërrohet një rrjet i përgjimeve kibernetike në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i41800-shkatërrohet_një_rrjet_i_përgjimeve_kibernetike_në_itali
Policia e Italisë ka njoftuar për shkatërrimin e një rrjeti të spiunazhit kibernetik që përgjonte institucionet shtetërore, kompanitë dhe funksionarët politikë të këtij vendi duke përfshirë edhe ish-kryeministrat e Italisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 12, 2017 04:05 Europe/Tirane
  • Shkatërrohet një rrjet i përgjimeve kibernetike në Itali

Policia e Italisë ka njoftuar për shkatërrimin e një rrjeti të spiunazhit kibernetik që përgjonte institucionet shtetërore, kompanitë dhe funksionarët politikë të këtij vendi duke përfshirë edhe ish-kryeministrat e Italisë.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Xhulio Ukio Nero, ekspert i energjisë atomike dhe motra e tij ishin dy anëtarët e këtij rrjeti të cilët janë arrestuar nga policia dhe janë dërguar në burg. Roberto De Legami, shefi i policisë së krimeve kibernetike të Italisë, ka deklaruar se ky rrjet i spiunazhit kibernetik ka arritur të depërtojë në kompjuterët personal të funksionarëve politikë të Italisë dhe të Vatikanit dhe duke hapur një korridor, kanë rrëmbyer informacione sekrete dhe të çmuara të cilat pastaj i kanë dërguar jashtë vendet.