Vriten 100 pjesëtarë të grupit terrorist Boko Haram në Nigeri
Zëdhënësi i qeverisë së Kamerunit ka deklaruar se ushtria e këtij vendi që nga fillimi i operacioneve në muajin dhjetor, ka vrarë 100 pjesëtarë të grupit terrorist Boko Haram në Nigeri.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se forcat e ushtrisë së Kamerunit në kuadër të një force shumëkombëshe të përbashkët e quajtur FMM, që nga 19 dhjetori 2016 e deri më tani, është duke luftuar me grupin terrorist Boko Haram në rajonin Ngoshe të Nigerisë në afërsi të kufirit me Kamerunin dha ka vrarë mbi 100 pjesëtarë të këtij grupi terrorist. Isa Tchiroma Bakary, zëdhënësi i qeverisë së Kamerunit, të martën ka deklaruar se ushtria e Kamerunit gjatë këtyre operacioneve gjithashtu ka arrestuar 30 pjesëtarë të grupit terrorist Boko Haram dhe i ka dorëzuar ata pranë autoriteteve të qeverisë së Nigerisë. Vlen të theksohet se grupi terrorist Boko Haram në vitin 2009 me qëllim të themelimit të "khalifatit islamik" në veri të Nigerisë, ka filluar sulmet e armatosur në Niger, Çad dhe në veri të Kamerunit. Boko Haram gjatë shtatë viteve të kaluara ka vrarë rreth 15 mijë persona në Nigeri, Kamerun, Niger dhe Çad dhe si pasojë e dhunës së këtij grupi, me qindra mijëra persona janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre.