Arrestohen 61 pjesëtarë të grupit të plaçkitjes së armatosur në Spanjë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i41812-arrestohen_61_pjesëtarë_të_grupit_të_plaçkitjes_së_armatosur_në_spanjë
Policia e Spanjës ka arrestuar 61 persona të dyshuar si pjesëtarë të grupeve të plaçkitjes së armatosur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 12, 2017 04:11 Europe/Tirane
  • Arrestohen 61 pjesëtarë të grupit të plaçkitjes së armatosur në Spanjë

Policia e Spanjës ka arrestuar 61 persona të dyshuar si pjesëtarë të grupeve të plaçkitjes së armatosur.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Europoli me anë të një deklarate, ka bërë të ditur se policia gjatë 26 inspektimeve, ka zbuluar dhe konfiskuar 33 mijë euro para kesh, 8 makina, 7100 steka cigare dhe një sasi të madhe flori të plaçkitur nga kjo bandë. Sipas zyrës së policisë së Evropës, personat e arrestuar ishin organizuar në kuadër të 9 grupeve kriminele në Madrid dhe kishin kontakte me grupet e tjera kriminele sidomos në Sevilje, Barcelonë dhe Bilbao. Në muajin nëntor të vitit të kaluar, policia e Spanjës kishte arrestuar 45 persona për kryerjen e krimeve të ngjashme. Këto persona janë akuzuar si anëtarë të një organizate kriminele, plaçkitje të armatosur, pastrim parash, falsifikim dhe përdorim të dokumenteve fals.