Tone të ashpra dhe dhunë fizike në parlamentin e Turqisë
Njëkohësisht me analizimin e propozimeve për ndryshimet kushtetuese në Turqisë, parlamenti edhe njëherë ka përjetuar tone të ashpra dhe dhunë fizike mes deputetëve.
Këto skena janë bere te zakonshme ne parlamentin turk, ku ligjvënës te partisë ne pushtet AK dhe te partisë opozitare prokurde HDP përleshen mes tyre. Incidenti ka ndodhur ndërsa zhvillohej mbledhja e një komisioni për ndryshimet kushtetuese, mbi planin për heqjen e imunitetit te deputeteve. Kjo lëvizje i hap rruge hetimit te tyre. Debati degjeneroi ne përplasje fizike me grushte e shkelma dhe hedhjen e ujit ndaj njeri-tjetrit. Disa deputete pësuan lëndime ne trup. Partia Demokratike e Popullit nga radhët e opozitës akuzoi qeverinë se me ketë projektligj synon te luftoje disidentet. Presidenti Erdogan ka kërkuar ndjekje penale për disa pjesëtare te kësaj force, qe e cilëson zgjatim te partisë se punëtoreve te Kurdistanit. Por pavarësisht përplasjeve, Komisioni miratoi projektligjin për heqjen e imunitetit te deputeteve. Drafti pritet te miratohet edhe nga parlamenti turk. Parlamenti i Turqisë ka aprovuar nisjen e shqyrtimit për kryerjen e ndryshimeve në kushtetutë me anë të të cilave shtohen kompetencat ekzekutive të presidentit. Parlamenti i Turqisë me 338 vota pro, aprovoi nisjen e punës për ndryshimet kushtetuese. Me këto ndryshime, sistemi politik në Turqi do të kthehet në një sistem presidencial ku kompetencat do t’i transferohen presidentit Rexhep Taip Erdogan. Erdogan prej kohësh synon zbatimin e sistemit shtetëror sipas shembullit amerikan apo francez presidencial në Turqi. Ndërkohë kundërshtarët e Erdogan thonë se ai me këto ndryshime synon të shtojë politikat autokratike.