Ndalohen protestat e opozitarëve në Egjipt
Gjykata e Egjiptit e ka shpallur të ndaluar organizimin e protestave kundër marrëveshjes për dorëzimin e ishujve Tiran dhe Senafir, Arabisë Saudite.
Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, gjykata e Kajros me kërkesë të Maxhedi Abdul’gefar ministër i brendshëm i Egjiptit, ka shpallur të ndaluar organizimin e protestave përpara godinës së qeverisë dhe përreth saj. Marrëveshja për dorëzimin e këtyre ishujve u nënshkrua nga palët gjatë vizitës së mbretit të Arabisë Saudite në Kajro. Gjykata administrative në Egjipt ka dhënë votën kundër kësaj marrëveshjeje e cila kundërshtohet nga shumë shtetas egjiptian, mirëpo qeveria pa i kushtuar rëndësi vendimit të gjykatës pritet ta vë marrëveshjen për votim në parlament.