Vetëvritet ushtari amerikan në Kuvajt
Janar 12, 2017 16:59 Europe/Tirane
Ministria e Brendshme e Kuvajtit bëri të ditur se një ushtar amerikan ka vrarë veten ditën e enjte në një bazë ushtarake amerikane në Kuvajt.
Ky burim shtoi se ushtari amerikan ka qëlluar veten me armën e tij dhe ka vdekur pasi u transferua në spital. Ushtria amerikane dhe ambasada e SHBA në Kuvajt nuk kanë publikuar lajmin e vetëvrasjes së këtij ushtari. Mbi 15 mijë trupa amerikane ndodhen në Kuvajt. Burimet e shërbimit shëndetësor në ushtrinë amerikane kanë raportuar se një numër i madh i ushtarëve amerikanë në Irak, Kuvajt dhe Afganistan kanë kryer vetëvrasje dhe shkaku kryesor i këtyre vetëvrasjeve ka qenë depresioni dhe pesimizmi në radhët e ushtarëve amerikanë.
Tags