Anulohet ligji që u jep nënshtetësi kubanëve
(last modified Fri, 13 Jan 2017 07:21:58 GMT )
Janar 13, 2017 08:21 Europe/Tirane
  • Anulohet ligji që u jep nënshtetësi kubanëve

Presidenti i Amerikës ka anuluar ligjin për dhënien e shtetësisë kubanëve.

Barack Obama në ditët e fundit të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë ka hedhur hapa të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve me Kubën dhe pas kësaj anuloi ligjin që u jep nënshtetësi kubanëve. Vendimi për anulimin e ligjit për dhënien e shtetësisë kubanëve është marrë pas disa muajsh bisedime mes palëve dhe në kuadër të procesit për përmirësimin e  marrëdhënieve mes Amerikës dhe Kubës. Nga ana tjetër Kuba ka premtuar se nuk do tu krijojë probleme atyre shtetasve kubanë që janë kthyer mbrapsht nga Amerika. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve mes Amerikës dhe Kubës, Amerika u kthye në vendin e strehimit të kundërshtarëve të Fidel Kastros.

 

 

Tags