Sulm terrorist ndaj një shkolle myslimane në Hollandë
Janar 14, 2017 02:56 Europe/Tirane
Persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri ndaj një shkolle të myslimanëve ne Amsterdam të Hollandës.
Persona të panjohur e të armatosur kanë qëlluar kundër shkollës islamike Al-Sadik në qytetin Amsterdam dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, thuhet në një njoftim të agjencisë Rasa të lajmeve. Ky sulm terrorist nuk ka lënë viktima në njerëz por vetëm disa dëme materiale. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm terrorist ndërkohë që hetimet e policisë kanë nisur menjëherë. Pas sulmeve terroriste në Paris dhe në Berlin, grupet radikale anti-islame kanë shtuar së tepërmi aktet e tyre terroriste kundër myslimanëve në Evropë.
Tags