Dobësimi i Evropës nga sanksionet kundër Rusisë
Ministria e jashtme e Hungarisë, sanksionet kundër Rusisë i ka cilësuar jo efikase.
Në një deklaratë të ministrisë së jashtme të Hungarisë thuhet se këto sanksione nuk kanë pasur asnjë ndikim përveçse ndikimit negativ në ekonominë e BE. Ne nuk kemi mbështetur asnjë sanksionet kundër Rusisë, mirëpo për të mos dobësuar pozitën e BE nuk kemi përdorur të drejtën e vetos, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme të Hungarisë. Në këtë deklaratë thuhet se që nga koha e vendosjes së sanksioneve, BE nuk ka pasur progrese të konsiderueshme dhe kjo duhet analizuar nga Brukseli. BE ka vendosur sanksione kundër Rusisë që nga kriza e vitit 2014 në Ukrainë. Këto sanksione janë bërë shkak që kompanitë evropiane të humbasin një treg prej 150 milion banorësh që ka Rusia.