Për Rusinë dhe Kinën, Trump: Sanksionet hiqen me kusht
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42106-për_rusinë_dhe_kinën_trump_sanksionet_hiqen_me_kusht
Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, thotë se ai është i hapur për të punuar me Rusinë dhe Kinën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 14, 2017 19:23 Europe/Tirane
  • Për Rusinë dhe Kinën, Trump: Sanksionet hiqen me kusht

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, thotë se ai është i hapur për të punuar me Rusinë dhe Kinën.

Trump i tha “Wall Street Journal” se sanksionet e reja që i janë vendosur Rusisë do të mbeten në fuqi për një periudhë kohe, por më pas do të hiqen. Ai, po ashtu, tha se politika e një Kine, në të cilën SHBA nuk njeh Tajvanin, është në tryezën e bisedimeve.Në intervistën e tij, Trump tha se sanksionet mbi Rusinë mund të hiqen nëse Moska ndihmon Uashingtonin në luftën kundër ekstremizmit islamik dhe çështjet e tjera.“Nëse Rusia me të vërtetë do të na ndihmojë, përse të sanksionojmë dikë që bën vërtetë gjëra të mira”. Ai tha se shpresonte që të zhvillonte një takim me presidentin Vladimir Putin. Ndërsa për sa i takon Pekinit, Trump tha se Kina duhet të lejojë kompanitë amerikane të konkurrojnë duke hapur monedhën e saj.