Në Francë bie besueshmëria e sondazheve, “Le Parisien” i braktis
Marrëdhënia e komplikuar dashuri-urrejtje e Francës me sondazhet është kthyer në qendër të vëmendjes, pasi një gazetë njoftoi se do të hiqte dorë nga publikimi i sondazheve në prag të zgjedhjeve presidenciale, duke u fokusuar më shumë te raportimi në terren për të qenë më pranë njerëzve.
Vendimi i paprecedentë i të përditshmes “Le Parisien” u mor pas disa muajsh diskutime nga ana e stafit të gazetës, pas votimit të Britanisë për t’u shkëputur nga Bashkimi Europian dhe zgjedhja e Donald Trumpit president.Të dyja këto ngjarje e gjetën median të papërgatitur. Deri më tani, sondazhet në Francë sugjerojnë se zgjedhjet do të vënë përballë njëri-tjetrit kandidatin republikan François Fillon dhe udhëheqësen e Frontit Nacional, Marin Le Pen.Por pas avancimit të kandidatit të pavarur të qendrës, Emanuel Macron, dhe të majtit Jean-Luc Mélenchon, nuk ka siguri se kush do të mbërrijë në “finish”.