Tragjedi tjetër për emigrantët në ujërat e Mesdheut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42118-tragjedi_tjetër_për_emigrantët_në_ujërat_e_mesdheut
Si pasojë e mbytjes të një varke tjetër që transportonte emigrantë në ujërat e Mesdheut, kanë humbur jetën me dhjetëra emigrantë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2017 03:34 Europe/Tirane
  • Tragjedi tjetër për emigrantët në ujërat e Mesdheut

Si pasojë e mbytjes të një varke tjetër që transportonte emigrantë në ujërat e Mesdheut, kanë humbur jetën me dhjetëra emigrantë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se një varkë që transportonte të paktën 107 emigrantë, është mbytur të shtunën 30 milje në veri të brigjeve të Libisë, mirëpo deri më tani kanë arritur të shpëtohen vetëm katër persona, ndërsa janë gjetur tetë trupa të pajetë dhe ekzistojnë shqetësimet për ndodhjen e një katastrofe tjetër në ujërat e detit Mesdhe. Agjencia e lajmeve Ansa në lidhje me këtë ka shkruar se të shtunën në mëngjes gjatë një operacioni shpëtimi në kanalin e Sicilisë në jug të Italisë, janë gjetur tre trupa të pajetë të emigrantëve në një lundruese ku së bashku me ata janë gjetur edhe tre persona të tjerë që ishin në gjendje kritike dhe janë dërguar në spital me helikopter. Një ditë më parë gjithashtu janë shpëtuar 550 emigrantë në detin Mesdhe nga varkat patrulluese të gardës bregdetare të Italisë. Ministria e brendshme e Italisë para kësaj gjithashtu ka deklaruar se në vitin 2016 është shënuar rekord i ri i hyrjes së emigrantëve në territorin e Italisë dhe mbi 181 mijë emigrantë kanë hyrë në këtë vend dhe kjo shifër tregon shtimin me 18% të hyrjes së emigrantëve në Itali. Anxhelino Alfano, ministri i punëve të jashtme të Italisë, së fundi ka deklaruar se rrënja emigrimit të miliona personave janë luftërat aktuale në Siri dhe Irak.