Protesta kundër regjimit Al Khalifa përballë ambasadës së Bahrejnit në Londër
Njëkohësisht me zgjerimin e protestave kundër regjimit Al Khalifa në Bahrejn, me qindra aktivistë të të drejtave të njeriut janë mbledhur përballë ambasadës së Bahrejnit në Londër për të dënuar krimet dhe aktet e regjimit Al Khalifa kundër 3 të rinjve revolucionarë.
Nën masa të ashpra sigurie, pjesëmarrësit në protestat përballë ambasadës së Bahrejnit në Londër kanë protestuar kundër me thirrjet Poshtë Al Khalifa. Të pranishmit kanë dënuar heshtjen e Bashkësisë Ndërkombëtare kundrejt shtypjes që regjimi Al Khalifa i bën popullit në Bahrejn, si dhe dënuan mbështetjen e qeverive perëndimore dhe në veçanti të Amerikës dhe Anglisë për regjimin Al Khalifa. Krimet e së dielës të regjimit Al Khalifa ishin aq të tmerrshme saqë edhe BE ka reaguar ndaj këtyre veprimeve. Brukseli ditën e dielë doli me një deklaratë ku dënoi dënimin me vdekje të 3 të rinjve bahrejnas dhe atë e ka quajtur shkelje e të drejtave të njeriut. Ditën e dielë regjimi Al Khalifa dënoi me vdekje Sami Mashima, Ali Sankis dhe Abas Sami 3 aktivistë kundërshtarë të regjimit Al Khalifa. Këta të rinj revolucionarë janë ekzekutuar me armë zjarri. Akuzat ndaj tyre janë ngritur në mars të vitit 2014. Populli bahrejnas ka nisur protestat kundër regjimit Al Khalifa prej vitit 2011.