37 persona humbin jetën nga rrëzimi i një avioni në Kirgizistan
Rrëzimi i një avioni mallrash turk në Kirgistan i ka kushtuar jetën të paktën 32 personave, shumica e të cilëve ishin në tokë.
“Boeing 747”, i nisur nga Hong Kongu, u rrëzua mes mjegullës mbi shtëpitë pranë aeroportit të Manasit, rreth 25 km në veri të kryeqytetit Bishek.Të paktën 15 godina u shkatërruan dhe mes viktimave raportohet të jenë edhe fëmijë. Shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Avioni me numër fluturimi TK6491, që i përkiste kompanisë turke Act, do të ndalonte në Manas në rrugën e tij drejt Stambollit. Tragjedia ndodhi pak pas orës 07:30 me orën lokale, në fshatin e Dacha-Suu, një zonë popullore pushimesh. Shikueshmëria ishte e ulët për shkak të mjegullës, por shkaku i aksidentit nuk është konfirmuar ende. Imazhe nga vendi i ngjarjes treguan tymin dhe zjarrin që ngriheshin nga rrënojat e godinave të shkatërruaraAutoritetet lokale mendojnë se bilanci mund të rritet, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë për të mbijetuar. Aeroporti ndërkombëtar i Manasit është mbyllur.