Britania do të përshtatet, nëse largohet nga tregu i përbashkët evropian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42307-britania_do_të_përshtatet_nëse_largohet_nga_tregu_i_përbashkët_evropian
Shefi i thesarit të Britanisë u shpreh se Mbretëria e Bashkuar do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të ruajtur konkurrencën në ekonominë globale, në rast se vendi do të lihet jashtë tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 16, 2017 10:03 Europe/Tirane
  • Britania do të përshtatet, nëse largohet nga tregu i përbashkët evropian

Shefi i thesarit të Britanisë u shpreh se Mbretëria e Bashkuar do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të ruajtur konkurrencën në ekonominë globale, në rast se vendi do të lihet jashtë tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian.

Philip Hammond i bëri këto komente për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”, ndërsa pritet që Kryeministrja Theresa May të mbajë një fjalim këtë javë ku do të zbërthejë planin për largimin nga BE-ja. Hammond thotë se ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar ndoshta do të detyrohet të ndryshojë në mungesë të tregut të përbashkët evropian, por ai theksoi se “të jeni të sigurt se do të bëjmë çdo gjë që do të jetë e nevojshme”. Autoritetet e BE-së e kanë vendosur si parakusht ruajtjen e lëvizjes së lirë të njerëzve, nëse Britania dëshiron të vazhdojë të ketë qasje në tregun e përbashkët. Zonja May thotë se votuesit britanikë që mbështetën daljen nga BE-ja, kërkojnë që qeveria të rivendosë kontrollin mbi kufijtë e vendit.