Vriten katër policë në Turqi
Janar 16, 2017 18:19 Europe/Tirane
Një shpërthim ka ndodhur në juglindje të Turqisë, ku janë vrarë të paktën katër oficerë policie dhe dy të tjerë janë plagosur, raporton AP.
Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të Universitetit në krahinën turke të Dijarbakir në lindje të vendit. Për të tilla sulme, autoritetet turke akuzojnë militantët kurdë të PKK.
Tags