Moska refuzon kushtin e Trump për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë
Pallati i Kremlinit të hënën ka refuzuar propozimin e Donald Trump, presidentit të zgjedhur të Amerikës, për reduktimin e armëve bërthamore në shkëmbim të heqjes së sanksioneve të Amerikës kundër Rusisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Donald Trump në intervistat e fundit të zhvilluara me dy gazetat "Times" të Anglisë dhe "Bild" të Gjermanisë, ka thënë se sanksionet po i shkaktojnë dëme të mëdha Rusisë, por heqja e tyre kushtëzohet me arritjen e një marrëveshje bërthamore mes Uashingtonit dhe Moskës dhe të dy palët do të përfitojnë nga një marrëveshje e tillë. Dimitri Paskov, zëdhënësi i presidentit të Rusisë, në reagim ndaj këtyre deklaratave të Donald Trump, ka deklaruar: "Moska nuk shqyrton reduktimin e armëve bërthamore në shkëmbim të heqjes së sanksioneve nga ana e Amerikës". Kërkesa e Trump për reduktimin e armëve bërthamore të Rusisë është bërë në kohën kur Uashingtoni posedon sasinë më të mëdha të armëve bërthamore në botë dhe pavarësisht presioneve ndërkombëtare, asnjëherë nuk ka pranuar të nënshkruajë traktatin NPT për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore.