Kërkesa serioze e politikanëve gjermanë për shpërbërjen e NATO-s
(last modified Tue, 17 Jan 2017 16:26:03 GMT )
Janar 17, 2017 17:26 Europe/Tirane
  • Kërkesa serioze e politikanëve gjermanë për shpërbërjen e NATO-s

Kryetari i partisë majtiste të Gjermanisë ka përkrahur idenë e shpërbërjes së NATO-s dhe krijimin e një strukture mbrojtëse evropiane me pjesëmarrjen e Rusisë.

Zahra Vagenkonesht, politikane gjermane nga partia majtiste ka folur pas fjalimit të Donald Trump në lidhje me NATO-n. Disa media gjermane kanë njoftuar se Vagenkoneshtka kërkuar të krijohet një politikë mbrojtëse e pavarur evropiane. Ajo ka thënë: NATO duhet të shpërbëhet dhe të krijohet një strukturë e re mbrojtëse që do të jetë e lidhur me Rusinë. Ajo duke reaguar ndaj deklaratave të Trump, ka thënë po ashtu se këto deklarata janë bërë nga një pozicion i gabuar. Presidenti i zgjedhur i Amerikës, NATO-n e ka quajtur një organizatë të skaduar dhe jashtë funksionit. Trump u shpreh më tej se vendimi i Britanisë për të dalë nga BE-ja do të rezultojë të jetë “një gjë e rëndësishme” dhe parashikoi se të tjera vende do ta ndiqnin mbretërinë ishullore. “Njerëzit dhe vendet duan të kenë identitetin e tyre, për këtë arsye edhe Britania e Madhe vendosi të ketë identitetin e saj vetjak”, tha ai.  

 

Tags