Vendimi i PE për kryetarin e ri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42433-vendimi_i_pe_për_kryetarin_e_ri
Sot Parlamenti Evropian ka votuar për kryetarin e ri.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 17, 2017 18:05 Europe/Tirane
  • Vendimi i PE për kryetarin e ri

Sot Parlamenti Evropian ka votuar për kryetarin e ri.

Raundi i dytë i zgjedhjeve të Presidentit të Parlamentit Europian ka përfunduar pa një fitues, teksa lista kryesohet edhe njëherë nga kandidati italian Antonio Tajani. Ky i fundit ka arritur që të fitojë 287 vota nga eurodeputetët, më shumë se çdo kush tjetër, por pa arritur shumicën e nevojshme prej 364 votash,e cila mund t’a emëronte në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të BE-së. Pas tij është rradhitur menjëherë Xhani Pitella, i cili ka grumbulluar 200 vota, i ndjekur nga kandidatja Helga Stevens me 66 vota. Ekspertët kanë deklaruar se favoriti në këto kushte vijon të mbetet Antonio Tajani, por megjithatë, gjithçka mbetet e hapur. Aktualisht eurodeputët po votojnë në raundin e tretë të zgjedhjes së Presidentit të PE-së, teksa rezultati i këtij raundi pritet të shpallet së shpejti.