Shkarkohet nga puna një mësuese islamofobe në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42451-shkarkohet_nga_puna_një_mësuese_islamofobe_në_itali
Ministria e arsimit në Itali ka shkarkuar nga puna një mësuese për shkak të deklaratave të saj raciste dhe diskriminuese kundër fëmijëve të emigrantëve myslimanë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 17, 2017 17:11 Europe/Tirane
  • Shkarkohet nga puna një mësuese islamofobe në Itali

Ministria e arsimit në Itali ka shkarkuar nga puna një mësuese për shkak të deklaratave të saj raciste dhe diskriminuese kundër fëmijëve të emigrantëve myslimanë.

Veronica Bontini, 59 vjeçare, mësuese e gjuhës angleze në shkollën e mesme Marko Polo në Venecia është shkarkuar nga puna pas një hetimi të kryer nga ministria e arsimit të Italisë. Ajo më herët në një mesazh në faqen e saj n Facebook kishte deklaruar se fëmijët e myslimanëve duhen djegur pasi në të ardhmen ata kthehen në kriminelë. Deklarata e kësaj mësuese ka ngjallur reagime dhe kritika në të gjithë Italinë.