Kreu i partisë majtiste në Gjermani kërkon shpërbërjen e NATO-s
Liderja e partisë se ekstremit të majtë në Gjermani, Sahra Uagenknecht, i ka bërë jehonë deklaratës së Trump, duke kërkuar shpërbërjen e NATO-s dhe lidhjen e një aleance ushtarake me Rusinë.
“NATO duhet të shpërbëhet dhe të zëvendësohet me një sistem të sigurisë kolektive, duke përfshirë edhe Rusinë”, tha ajo për grupin mediatik gjerman, Funke. Donald Trump gjatë një interviste për Time of London, kishte deklaruar se NATO është vjetërsuar dhe duhet të shpërbëhet. Komentet e presidentit të zgjedhur në SHBA janë përkrahur nga Uagenknecht, e cila shtoi se komentet e Trump ‘zbulojnë dështimet e qeverisë në Gjermani’. Intervista nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga zyra e kancelares gjermane, Angela Merkel, ku përmes një deklaratë është thënë se ‘po lexohet me interes’.