Mogherini thekson respektimin e marrëveshjes bërthamore nga Perëndimi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42529-mogherini_thekson_respektimin_e_marrëveshjes_bërthamore_nga_perëndimi
Shefja e diplomacisë evropiane ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që t'i qëndrojë besnik zotimeve të saj ndaj Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 18, 2017 04:02 Europe/Tirane
  • Mogherini thekson respektimin e marrëveshjes bërthamore nga Perëndimi

Shefja e diplomacisë evropiane ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që t'i qëndrojë besnik zotimeve të saj ndaj Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, në një artikull të saj të publikuar të martën në gazetën angleze "The Guardian", ka thënë: "Tani mund të festojmë njëvjetorin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore e cila po zbatohet si rezultat i respektimit të kësaj marrëveshje nga të gjitha palët. Prandaj vitin 2017 mund ta fillojmë duke theksuar në këtë se interesat e përbashkëta qëndrojnë në zbatimin e angazhimeve për të cilat janë zotuar palët". Shefja e diplomacisë evropiane në vazhdim shtoi: "Nuk ka asnjë dyshim në qëllimin e Bashkimit Evropian për t'i qëndruar besnik zotimeve të veta ndaj marrëveshjes bërthamore e cila është një rezultat shumëpalësh. Niveli i shkëmbimeve tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Iranit në 9 muajt e kaluar dhe që nga koha e anulimit të sanksioneve kundër Teheranit, është rritur me 63%", - ka theksuar ndër të tjera Mogherini.