Raketa ndërkontinentale "Topol-M" e Rusisë testohet me sukses
Janar 18, 2017 12:30 Europe/Tirane
Rusia ka testuar me sukses një raketë të re ndërkontinentale 22 metra me kapacitet të bartjes së 6 kapsulave bërthamore.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Rusia ka testuar me sukses raketën e re ndërkontinentale të saj e cila mund të kalojë të gjithë sipërfaqen territoriale të këtij vendi. Raketa ndërkontinentale "Topol-M" është testuar në bazën ushtarake "Polstkom" në 500 milje në verilindje të Rusisë. Testimi i kësaj raketa është bërë në kohën kur tensionet mes perëndimit dhe Rusisë janë shtuar në masë të madhe. Ndërkohë Polonia ditëve të fundit ka pranuar një numër të madh të forcave ushtarake të NATO-s në territorin e saj për tu përballur me të ashtuquajturin kërcënim rus.
Tags