Futet treni i parë i Kinës në Londër
Treni i parë i mallrave i nisur nga Kina, ka arritur në Londër të mërkurën, pas 16 ditësh.
Hekurudha e Kinës, ka nisur këtë tren si formë konkrete për të zhvilluar tregtinë me Evropën. Treni është nisur nga Kina me 3 janar dhe për të arritur në Londër i janë dashur të përshkojë 19312.128 kilometra. Ky tren ka sjellë nga Kina rroba, çanta dhe produkte të tjera shtëpiake. Avantazhet e tij janë se është më i lirë se shërbimi ajror dhe më i shpejtë se anijet. Treni i parë i shpejtë i mallrave që lidh Kinën me Britaninë u nis nga qyteti lindor kinez Jiu i provincës Zhezhiang ditën e diel. Treni përmban 68 kontenierë me mallra shtëpiake, përfshi edhe veshje, dhe do të arrijë në Londër në datën 18 Janar. Treni udhëtoi përmes Kazakistanit, Rusisë, Polonisë, Francës e disa vendeve të tjera para se të kalojë nëpër tunelin që e çoi në Londër. Kina zhvillon prej vitesh tregti me Anglinë me rrugë detare dhe ajrore, por tani, treni siguron 30 ditë më tepër shpejtësi krahasuar me anijet dhe një të pestën e shpenzimeve krahasuar me avionët. Deri tani, Kina ka vënë në përdorim 40 trena të tillë për tregti me Evropën, duke mbuluar 14 qytete evropiane.