Orteku shkatërron hotelin luksoz në Itali, 30 të zhdukur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42676-orteku_shkatërron_hotelin_luksoz_në_itali_30_të_zhdukur
Një numër i madh personash dyshohet se kanë mbetur të vrarë, pasi orteku i dëborës goditi një hotel luksoz në Peskara të Italisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 19, 2017 14:47 Europe/Tirane
  • Orteku shkatërron hotelin luksoz në Itali, 30 të zhdukur

Një numër i madh personash dyshohet se kanë mbetur të vrarë, pasi orteku i dëborës goditi një hotel luksoz në Peskara të Italisë.

Agjencia e Mbrojtjes Civile e Italisë, thotë se të paktën 30 persona besohet se kanë humbur. Në këto momente ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në hotelin Rigopiano në qytezën Farindola, në provincën Pescara. Informacionet nuk janë ende të qarta ndërkohë që sipas informacioneve hoteli kishte akomoduar 20 persona më shumë se sa kapaciteti i tij. Deri tani vetëm trupi i pajetë i një personi është nxjerrë nga rrënojat ndërsa autoritet besojnë se në hotelin Rigopiano në Gran Sasso, në afërsi të qytetit Farindola, në provincën e Pescaras ndodhen të bllokuar rreth 30 persona, mes tyre edhe fëmijë. Dy persona janë shpëtuar deri tani nga hoteli i përfshirë nga masa e madhe e borës, teska ekipet e emergjencës po vijojnë kërkimet. Njëri prej të mbijetuarve tregon i dëshpëruar se bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët ndodhen në hotelin e përfshirë nga orteku. Natën e kaluar në zonë janë regjistruar 80 lëkundje tërmeti. Dje u regjistruan katër lëkundje të forta në Italinë Qëndrore, të gjitha mbi 5 ballë, duke tronditur sërish popullin italian.