Rusia thotë se nuk ka ndërhyrë kurrë në vendet e huaja
https://parstoday.ir/sq/news/world-i42706-rusia_thotë_se_nuk_ka_ndërhyrë_kurrë_në_vendet_e_huaja
Rusia u është përgjigjur akuzave që kanë bërë Shtetet e Bashkuara në drejtim të saj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 19, 2017 15:41 Europe/Tirane
  • Rusia thotë se nuk ka ndërhyrë kurrë në vendet e huaja

Rusia u është përgjigjur akuzave që kanë bërë Shtetet e Bashkuara në drejtim të saj.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, ka reaguar ndaj deklaratave që ka bërë nënpresidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën në Forumin Botëror Ekobomik në Davos. Biden ka thënë se Rusia paraqet kërcënimin më të madh ndaj “rendit liberal ndërkombëtar” dhe ka paralajmëruar “përpjekje të mëtejshme të Rusisë” për të ndërhyrë në zgjedhjet në Perëndim. “Ne nuk pajtohemi me këtë deklaratë. Rusia kurrë nuk ka frikësuar askënd. Rusia ka qenë gjithmonë partner i besueshëm, partner i parashikueshëm”, tha Peskov.