Presidenca e Obamës e ‘turpshme’ dhe ‘qesharake’
(last modified Fri, 20 Jan 2017 06:10:24 GMT )
Janar 20, 2017 07:10 Europe/Tirane
  • Presidenca e Obamës e ‘turpshme’ dhe ‘qesharake’

Ministria e jashtme ruse ka akuzuar administratën e presidentit amerikan Barak Obama,duke thënë se nuk ka ndjekur një bashkëpunim ‘respektiv’ midis Uashingtonit dhe Moskës, por është munduar për të ndjekur një qasje “feudi-skllavi”.  

"Ia vlen të kujtohet se ishte Barack Obama i cili, në fillim të mandatit të tij të parë në vitin 2009, filloi sjelljet e pahijshme me Rusinë në marrëdhëniet gjithëpërfshirëse. Në një moment, ne kemi arritur të përfundojmë një numër marrëveshjesh të rëndësishme dypalëshe, duke përfshirë marrëveshjen CIS në vitin 2010", tha zëdhënësja e Ministrisë së jashtme ruse Zakharova në një konferencë shtypi në Moskë të enjten. Ajo shtoi: "Megjithatë, partnerët tanë nuk mundën ta menaxhojnë atë për kohë të gjatë. Duke premtuar me gojë për të bashkëpunuar në mënyrë të respektueshme, në të vërtetë, Uashingtoni kishte në mendje një bashkëveprim sikur feudi dhe skllavi.  Dhe kjo është pikërisht mënyra se Shtëpia e Bardhë e ka përdorur këtë qasje për të bërë biznes dhe të bashkëpunojë me vendet e Evropës Perëndimore". "Sjellja e administratës Obama duket aq qesharake dhe aq e turpshme për një vend të tillë të madh si Shtetet e Bashkuara. Ne sinqerisht ndjehemi keq që presidenca e Barak Obamës, sidomos e mandatit të tij të dytë, ishte një periudhë e mundësive të humbura për marrëdhëniet dypalëshe", tha mëtej kjo zyrtare e lartë ruse. Ajo shprehu shpresën se administrata e ardhshme amerikane e udhëhequr nga Donald Trump do të "tregojë urtësi dhe do të përqendrohet në një dialog normal pragmatik". Ndërkohë, kryeministri rus Dmitry Medvedev i ka përshkruar marrëdhëniet degraduese ruso-amerikane si gabim i madh i politikës së jashtme të administratës Obama. Në fakt, "marrëdhëniet SHBA-Rusi tërësisht u shpërbënë në fund të mandatit të dytë të administratës Obama", shkroi Medvedev në një postim të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ai shtoi se administrata Obama ka provuar të jetë "dritë-shkurtër për një çështje kaq të rëndësishme dhe komplekse, siç janë marrëdhëniet me Rusinë". Medvedev mëtej vuri në dukje se presioni politik dhe kufizimet ekonomike për bizneset ruse dhe individët kanë reduktuar në zero bashkëpunimin Moskë-Uashington. Kryeministri rus shprehu shpresën se Uashingtoni do të miratojë një qasje më të balancuar ndaj vendit të tij gjatë udhëheqjes së Trump. "Ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë të punës në mënyrë që të përmirësojmë marrëdhëniet tona", ka thënë Medvedev.