Vriten me dhjetëra terrorist të ISIS në Sirt të Libisë
(last modified Fri, 20 Jan 2017 14:58:40 GMT )
Janar 20, 2017 15:58 Europe/Tirane
  • Vriten me dhjetëra terrorist të ISIS në Sirt të Libisë

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar për vrasjen e dhjetëra pjesëtarëve të grupit terrorist-takfirist ISIS në qytetin Sirt të Libisë.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Ashton Karter, sekretari amerikan i mbrojtjes, të enjten ka deklaruar se terroristët e ISIS të cilët janë vrarë nga sulmet ajrore të avionëve luftarakë të Amerikës në dy kampet e ISIS 45 km në jug të qytetit Sirt, ishin duke programuar kryerjen e sulmeve terroriste në Evropë. Peter Kuk, zëdhënësi i Pentagonit, ka thënë se rreth 10 bomba dhe raketa janë përdorur në sulmet e të mërkurës mbrëma kundër grupeve terroriste të ISIS në Libi.

Tags