Arrestohen të dyshuar për terrorizëm në Gjermani dhe Austri
Janar 24, 2017 13:40 Europe/Tirane
Autoritet e sigurisë në Gjermani dhe Austri kanë arrestuar 2 persona të dyshuar për terrorizëm.
Në Gjermani është arrestuar një djalë 21 vjeçar i cili akuzohet për programimin e një plani për sulm terrorist. Ky djalë 21 vjeçar gjatë hetimeve ka pohuar se ka bashkëpunuar me djalë 17 vjeçar me origjinë shqiptare. Për momentin nuk dihet nëse këta dy persona kanë pasur në planin të kryenin sulme terroriste apo kanë thurur plan për kryerjen e një sulmi terrorist në formë të përbashkët. Gjermania që nga koha sulmit me kamion në tregun e krishtlindjeve në Berlin, ka marrë masa të ashpra sigurie.
Tags