Protesta kundër mos lirimit të kryetarit të lëvizjes islamike në Nigeri
(last modified Wed, 25 Jan 2017 07:59:45 GMT )
Janar 25, 2017 08:59 Europe/Tirane
  • Protesta kundër mos lirimit të kryetarit të lëvizjes islamike në Nigeri

Për shkak të mos lirimit të kryetarit të lëvizjes islamike në Nigeri, në këtë vend janë organizuar protesta nga ana e lëvizjes islamike.

Gjykata federale e Nigerisë kohë më parë ka nxjerrë verdiktin e lirimit të Zekzakit, mirëpo qeveria e Nigerisë duke shkelur normat dhe dispozitat ndërkombëtare, pengon zbatimin e këtij verdikti.  Sipas një njoftimi të agjencisë Neishin të Nigerisë, përfaqësuesi i BE në këtë vend ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të sheik Ibrahim Zekazaki kryetar i lëvizjes islamike të Nigerisë.  Muhamedu Buhari presidenti i Nigerisë ditën e dielë ka deklaruar se është në interes të popullit që të mos zbatohet verdikti i gjykatës për lirimin e Zekzakit. Ditën e hënë organizata Amnesty International doli me një deklaratë ku ka kërkuar lirimin e sheik Zekzakit dhe të bashkëshortes së tij. Mos lirimi i kryetarit të lëvizjes islamike të Nigerisë ka tensionuar tejmase situatën politik në këtë vend. Protestat e myslimanëve shiitë të Nigerisë, të cilat zhvillohen kundër ushtrisë dhe forcave të sigurimit të këtij vendi janë shtuar shumë në qytetin Jula të shtetit Adamava në lindje të Nigerisë. Në këto protesta, kërkohet lirimi i kryetarit të lëvizjes islamike sheik Zekzaki. Nigeria ka marrë masa të ashpra kundër shiitëve, të cilat bëhen për disa arsye. Disa autoritete të korruptuar të Nigerisë janë afruar dhe varen nga disa qeveri të vendeve të gjirit Persik dhe ndikohen shumë prej tyre. Thuhet se ambasada e Arabisë saudite u ka dhënë shuma të konsiderueshme funksionarëve të Nigerisë me qëllim që ata të ndërmarrin të tilla politika me masa të ashpra kundër shiitëve. Për shkak të zbatimit të këtyre politikave, populli i Nigerisë urren tejmase vahabistët. Rezervat e shumta të naftës në Nigeri dhe lakmia e fuqive të mëdha është një tjetër çështje e cila është bërë shkak për shtypjen e myslimanëve shiitë në Nigeri. Ardhja në pushtet e grupeve shiite dhe islamike në Afrikë nuk është në interes të fuqive të mëdha dhe për këtë perëndimorët kanë thurur plane për shtypjen dhe ushtrimin e dhunës ndaj shiitëve. Këto plane janë zbatuar me anë të dollarëve të Arabisë Saudite dhe të ushtrisë së Nigerisë. Megjithatë komplotet e armikut janë të destinuar të dështojnë. Dhuna dhe shtypja që qeveria e Nigerisë ushtron ndaj myslimanëve shiitë është bërë shkak që të shtohet akoma më shumë popullariteti i shiitëve në mesin e popullit nigerian. Populli i Nigerisë nuk ka besim tek qeveria e saj dhe ankohet tejmase për shkak të korrupsionit të gjerë në radhët e ushtrisë. Thuhet se ushtria e Nigerisë është një prej ushtrive më të korruptuara në botë. Nga ana tjetër shtypja dhe nënshtrimi i myslimanëve shiitë, është bërë shkak për shtimin e popullaritetit të tyre në mesin e popullin. Ndërkohë sheik Zekzaki me përpjekjet e tij ka bërë të mundur që shoqëria e myslimanëve shiit në Nigeri nga 7 milion që ka qenë më parë të arrijë në 10 milion. Shiitët janë aktiv në struktura të ndryshme ekonomike, sociale dhe kulturore. Ngritja e mirëqenies, shëndetësisë dhe e nivelit të shkollimit në zonat ku banojnë shiitët, janë disa nga faktorët që dallojnë shoqërinë shiite në Nigeri. Nga ana tjetër në Nigeri kryen aktivitet grupi terrorist Boko Haram i mbështetur nga Arabia Saudite dhe që përhap idetë e vahabizmit. Shiitët në Nigeri prezantojnë figurën reale të islamit dhe për këtë parashikohet rritja e fuqisë së tyre në të ardhmen.

Tags