Greqia nuk ekstradon 8 ushtarët turq
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43409-greqia_nuk_ekstradon_8_ushtarët_turq
Gjykata e Lartë e Greqisë ka vendosur kundër ekstradimit të tetë ushtarëve turq që qeveria turke i akuzon se ishin të përfshirë në tentativën e grushtit të shtetit, në korrikun e vitit të kaluar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2017 15:15 Europe/Tirane
  • Greqia nuk ekstradon 8 ushtarët turq

Gjykata e Lartë e Greqisë ka vendosur kundër ekstradimit të tetë ushtarëve turq që qeveria turke i akuzon se ishin të përfshirë në tentativën e grushtit të shtetit, në korrikun e vitit të kaluar.

Tetë ushtarët turq u larguan me një helikopter në Greqi, pas përpjekjes së grushtit të shtetit, por thonë se nuk ishin të përfshirë. Rasti ka paraqitur një dilemë diplomatike për Greqinë. Por, vendimi i gjykatës është i formës së prerë dhe nuk mund të apelohet. Ministri i Drejtësisë Stavros Kontonis tha para vendimit se do të respektojnë vendimin dhe nuk do të ndërhyjë. Turqia ka kërkuar që tetë ushtarët, të cilët i quan tradhëtarë të kthehen dhe të dalin para gjykatës, por vetë personat argumentojnë se jeta e tyre do të jetë në rrezik nëse kthehen.Turqia pritet të reagojë me forcë për këtë vendim të gjykatës greke.