Malajzia, Indonezia dhe Filipinet marrëveshje për luftë të përbashkët kundër ISIS
Malajzia, Indonezia dhe Filipinet kanë arritur një marrëveshje trepalëshe për të bashkëpunuar në luftën kundër aktiviteteve të grupit terrorist ISIS dhe zgjerimit të ideve ekstremiste të këtij grupi takfirist në rajon.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar nga Naxhib Ton Rezak, kryeministër i Malajzisë, Xhoko Vidodo dhe Rodrigo Doterte, presidentët e Indonezisë, respektivisht Filipineve. Është vendosur që këto tre vende fqinje në juglindje të Azisë të bashkëpunojnë në luftën kundër terroristëve dhe parandalimin e zgjerimit të ideologjisë së tyre në rajon. Marrëveshja e zyrtarëve të lartë të Malajzisë, Indonezisë dhe Filipineve për luftë të përbashkët kundër grupit terrorist ISIS, dëshmon shqetësimi e tyre për ndryshimin e gjeografisë së veprimeve të ISIS pas ngushtimit të terrenit pushtues të këtij grupi në Irak dhe Siri. Disa burime thonë se rreth një mijë terroristë nga Malajzia, Indonezia dhe Filipineve i janë bashkuar grupit terrorist ISIS në rajonin e Azisë perëndimore dhe kanë krijuar sektorin e malaj-folësve në kuadër të grupit terrorist ISIS. Kthimi i mundshëm i disa qytetarëve të Malajzisë, Indonezisë dhe Filipineve të cilët ishin pjesë e grupit terrorist ISIS në Irak dhe Siri, është bërë shkak për rritjen e frikës nga kërcënimet e ISIS në këto vende. ISIS dhe Fronti Nusra janë dy grupe të mëdha terroriste dhe takfiriste në Siri të cilat mbështeten nga disa vendeve arabe dhe perëndimore. Për krah këtyre dy grupeve takfiriste dhe terroriste, ekzistojnë edhe dhjetëra grupe të tjera takfiriste dhe terroriste. Krijimi i krizës në Siri si rezultat i politikave të shteteve perëndimore dhe aleatëve të tyre rajonal, bëri që ky vend të shndërrohet në bazën më të madhe të grupeve takfiriste dhe terroriste. Grupi takfirist terrorist ISIS hyn në rrethin e grupeve selefiste-xhihadiste që mundohet të krijojë "Khalifat Islam" me ide ekstremiste-takfiriste në Irak dhe Siri. Ky grup u formua më 15 tetor 2006, pas një takimi të disa grupeve të armatosura në Irak. Në këtë takim Abu Omar Al-Bagdadi u zgjodh kryetar i këtij grupi. Për këtë arsye shumë vende të rajonit dhe në botë, në mesin e ët cilave edhe Malajzia, Indonezia dhe Filipinet, kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me këto propaganda të këtij grupi terrorist si dhe ndaj veprimeve të dhunshme dhe të rrezikshme që janë duke u bërë nga ky grup terrorist. Kohët e fundit në Indonezi është arrestuar një numër i madh i personave të lidhur me grupin terrorist ISIS dhe i atyre që ndihmojnë financiarisht këtë grup dhe një veprim i tillë paraqet alarm rreziku për zgjerimin e ekstremizmit në këtë vend.